Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka sulmuar me fjalë të rënda televizionin Klan Kosova, lidhur me një lajm të publikuar nga ky i fundit, shkruan Periskopi.
Rama përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kur nuk vepron në interesa të një familje oligarke edhe medium në pronësi të tyre e humb çdo vlerë të gazetarisë.
“Kur vepron në të mirë të qytetarëve dhe jo për interesa të një familje oligarke, mediumi në pronësi të oligarkëve shndërrohet në medium që keqinformon dhe humb çdo vlerë të gazetarisë së paanshme dhe profesionale.”-ka përfunduar ai.