Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku dy të mitur kanë pësuar lëndime.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njëri nga të miturit u lëndua nga një mjet i mprehtë .
“Rreth orës 14:17, është raportuar për një përleshje në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasjoje e përleshjes dy persona të moshës së mitur kanë pësuar lëndime, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, njëri nga të lënduarit lëndimet i ka pësuar nga një mjet i mprehtë. Hetuesit policorë po vijojnë me rrjedhën e hetimeve”, thuhet tutje në konfirmim.