Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj 24 orësh ka njoftuar për një rast të përleshjes masive që ka ndodhur në Prizren, ku kanë qenë të përfshirë shtatë persona, shkruan Gazeta Express.
PK-ja ka bërë të ditur edhe se në këtë rast ka pasur shkrepje të armës, dhe se dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor.
Po ashtu, nga policia është shtuar edhe që katër persona gjenden ende në arrati.
‘‘VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Transiti i ri Arban, Prizren 29.01.2025 – 02:00. Është raportuar se shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor. Është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë. Katër persona të tjerë gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar PK-ja.