Pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje nuk po zgjedhin gjuhën kundër zyrtarëve të lartë amerikanë, edhe zyrtarët lokalë të partisë në pushtet po e ndjekin atë që “gatuajnë” udhëheqja e partisë.
Sharjet dhe fyerjet në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë bërë të përditshme dhe kanë kaluar kufijtë e çdo normaliteti, shkruan Demokracia.com.
Sigurisht se antiamerikanizmit në Kosovë, të mbjellur nga kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, më së shumti i gëzohet Serbia, që Kosovën e sheh si pjesë të saj.
I fundit nga lista e gjatë e mbështetësve të Kurtit apo zyrtarëve lokalë të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, është Fatmir Hasani nga Mitrovica, i cili dikur ishte pretendent për kandidat për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes.
Statusi i tij i publikuar në rrjetin social, Facebook, si reagim ndaj vizitës në Kosovë të shefit të CIA-s, Burns, është i tmerrshëm dhe vazhdimësi e antiamerikanizmit të nxitur dhe formësuar nga figura të Vetëvendosjes.
Në këtë status, Hasani e shan Amerikën me fjalë të rënda dhe lutet për luftë në Kosovë.
Demokracia.com ka raportuar vazhdimisht për fushatat linçuese kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zyrtarëve të lartë të saj.