Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 110-të në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar dëshmoi në seancë private për publikun, meqë ishte me masa mbrojtëse, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Seanca e radhës në këtë çështje penale pritet të mbahet më 13 janar 2025.

Ndryshe, gjatë seancës dhe pyetjeve të mbrojtjes së Thaçit e përfaqësuar nga avokatja Fëllënëza Limani, u kuptua që dëshmitari ka qenë pjesë e armatës jugosllave para fillimit të luftës.

Pasi u mbyll dhe u hap seanca disa herë, dëshmitari u dëgjua teksa thotë se “Unë nuk është se kam pas ndonjë detyrë të veçantë”, kur u pyet për funksionin e tij në armatën jugosllave.