Sot do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare.

Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Më pas në orën 11:30 do të fillojë ceremonia shtetërore e lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.

09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor

11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës

12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës