Një grua dyshohet se është dhunuar nga dy burra pa dëshirën e saj në kohë të ndryshme në Drenas, të martën.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti u raportua në polici të mërkurën, ku të dyshuarit kryen marrëdhënie seksuale ndaj viktimës.

Viktima është dërguar  për egazminim mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.