Policia e Kosovës ka bastisur të enjten Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që drejtohet nga Faton Peci.

Dyshimet e para janë se bastisjet kanë ndodhur pas raportimit në media për një procedurë tenderuese 66 mijë euroshe, për bartjen e mobiljeve nga ish-selitë e AAK’së për inventar inekzistent, raporton Periskopi.

Ndërsa, zyrtarët e Ministrisë, sipas njoftimit, dyshohen për përfshirje në veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Bastisjen e kësaj ministrie, qytetarët s’e kanë pritur fort mirë. Ata kanë vërshuar me komente për ministrin Peci.