Në Qendrën Komunale të Numërimit në Drenas po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).
Deri më tani janë numëruar rreth 13 mijë vota nga 19 mijë sa janë në total për këtë subjekt politik.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga DrenicaOnline për kandidatët e PDK-së ka sjellë një garë të ngushtë mes tyre.
Diferencat janë të vogla, duke e bërë procesin edhe më interesant për të gjithë ata që po e ndjekin me vëmendje.
Numërimi pritet të përfundojë në orët në vijim, ndërsa pritet që rezultatet të sjellin qartësi për kandidatët që do të sigurojnë ulëse në Kuvend.
