Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni, është sulmuar të premten në mesditë nga qentë endacakë. Ai po shkonte në një klinikë tjetër për konsultime kur i janë turrur një tufë e qenëve duke e kafshuar në pjesë të ndryshëm të trupit. Fotografitë që ka siguruar PortaliMagazina.com tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën ka përfunduar Drejtori i Neurologjisë, i cili ka marr trajtim shëndetësor dhe po vazhdon ende të kurohet.
Prezenca e qeneve endacakë ka shtuar edhe më shumë pasigurinë e stafit shëndetësorë në QKUK të cilët janë të rrezikuar sa herë që dalin nga klinikat ku ata punojnë.
Disa punonjës i kanë thënë PortalitMagazina.com se sfidë për ta është, sidomos kujdestaria natën, kur ka më pak prezencë të njerëzve në oborr dhe qenë janë më agresivë.