Këngëtarja dhe aktorja shqiptare, Rozana Radi, është shpallur finalistja e parë e Big Brother VIP Albania 4.

Derisa na ndajnë edhe pak ditë deri në finale, është publikuar klipi i saj i qëndrimit në këtë format.

Faqja zyrtare e Big Brother në Instagram ka publikuar të gjitha momentet e Rozanës në këtë reality shou.

Foto: Screenshot/Instagram

“Për intuitën dhe shpirtin luftarak që nuk të la të dorëzoheshe kurrë, edhe kur u sulmove në pikat më të ndjeshme”, thuhet në postim.

“Qëndrove pranë vajzave në momentet më të vështira dhe solle ndjeshmëri, argument dhe 1001 emocione gjatë këtij rrugëtimi. Faleminderit, Rozana”, vazhdon postimi.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç Rozit, në finale janë edhe Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

Finalja e madhe vlen të ceket se do të mbahet më 19 prill (e shtunë).