Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’ka përjashtuar mundësinë për rikandidimin e saj për presidente të vendit edhe për një mandat, duke thënë se për këtë çështje do të diskutohet në vitin e ardhshëm, kur edhe përfundon mandati i saj dhe Kosova duhet të zgjedh një shef shteti të ri.

Osmani ka deklaruar se asnjë vendimi i saj politik s’është bazuar në kalkulime personale, por vetëm për atë se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët.

“Nga viti i ardhshëm, do të diskutojmë për këtë çështje. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj.Edhe këtë herë, vlerësimi se ku mund të kontribuoj do të bëhet vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë në jetën time nuk jam varur nga politika, nuk varem as tani. Do t’u shërbej qytetarëve të Kosovës për aq kohë sa ata dëshirojnë që unë t’u shërbej atyre”, ka thënë Osmani para mediave.

Këtë deklaratë, presidentja e bëri pas lansimit të nismës për mbështetjen e qasjes në financa së grave ndërmarrëse.