Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka prishur procesin për Këshill të Evropës.

“Qeveria e ka prishur procesin për Këshill të Evropës, mu në momentin më të rëndësishëm. Unë kam menduar që është gabim madje të ofrohet Asociacioni për KiE. S’kam qenë unë që e ofrova këtë, e bëri Qeveria. Ka pasur mënyra të tjera se si do të duhej të përdoret oferta për Asociacionin, e jo për KiE. Nëse flasim për NATO-n, s’ka Asociacion që mund të të shkatërroj për brenda.”