Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e Driton Shatrit nga fshati Llaushë.
Familjes Shatri nga Llausha iu është djegur shtëpia dhe me këtë rast kryetari Nura ia ka bërë një premtim familjes.
Ai ka thënë se Komuna ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm të familjes Shatri nga Llausha e Skenderajt.
“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, ka thënë Nura.