Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dal partia e parë në komunën e Deçanit me gjithsej 7099 vota.

Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve më të votuar nga AAK-ja në këtë komunë pas numërimit të 75% të votave.

Ramush Haradinaj padyshim se është më i votuari nga të gjithë me 5173 vota, duke u pasuar nga vëllai i tij, Dauti me 4661 vota. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj renditet i treti me 3853 vota, i pasuar nga Time Kadrijaj me 3568 vota dhe Arton Demhasaj me 3033 vota, shkruan Ballkani.info.

Lok Komoni është i gjashti me 2607 vota. Mbi 2 mijë vota kanë marrë edhe Arif Ahmetxhekaj dhe Rasim Selmanaj.

Pal Lekaj vazhdon të përformojë dobët, duke marrë vetëm 273 vota.

Limaj, si partner kryesor i AAK-se, ka marre ne Decan vetem 853 vota