Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Shalës, Hasan Preteni, që u rehatua nga qeveria Kurti si sekretar në ndërmarrjen Trepça, ka pyetur se çfarë ka ndodhur me pensionet e TMK-së.

“Ne cilen kategori hyjne pensionet e ish pjesëtarëve të TMK-se?”, ka shkruar Preteni

Ministri Hekuran Murati në postimin e tij ka njoftuar se rritja e pensioneve për kategoritë e daluara nga lufta janë ekszektuar me rritje, shkruan Jepi zë

“Sot është procesuar pagesa e pensioneve që parashihen të paguhen në datën 15 të muajit.

E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë” ka shkrur Hekuran Murati