Policia ka njoftuar se një person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore

Ai është gjetur i shtrirë në rrugë, i sulmuar me thikë nga persona të paidentifikuar.

Sipas policisë ata e kanë sulmuar, e kanë hedhur nga vetura në rrugë dhe më pas janë larguar.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Lagja Bazhderhane, Prizren  06.07.2024 – 23:50.   Viktima mashkull kosovar,  është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë  i  sulmuar me thikë (mjetë të mprehtë)  nga persona  ende të pa identifikuar të cilët pasi e kanë sulmuar,   nga vetura  e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon te hetohet.”