Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i ishte rrëmbyer djali nga disa persona për 300 euro borxh.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Prishtinë  16.12.2024-NN.  Më 20.12.2024 është raportuar se me datën  e lartë-cekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se  disa person-a i kishin rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti nën hetime.