Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka njoftuar se kanë mbajtur takim me kryesinë dhe kryetarët e degëve të partisë.

Limaj, përmes një njoftimi në Facebook shkruan se diskutuan për zhvillimet e fundit në politike dhe angazhimin e NISMA-s në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

Sot, në takim me kryesinë dhe kryetarët e degëve, diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe angazhimin e NISMA-s për zgjedhjet e 9 Shkurtit.

Kryesia dhe kryetarët e degëve ndanë mendime dhe propozime të ndryshme për rritjen e angazhimit në terren dhe përmbushjen e objektivave të caktuara në kuadër të ndryshimit të nevojshëm për Kosovën dhe rikthimin e fuqishëm të NISMA-s në Parlament.

Ndër tjerash u raportua për pregaditjet e fundit rreth konventës politike të NISMA-s që do të mbahet këtë të diel në Prishtinë.