Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar sot në fshatin e tij në Burojë ku ka vendosur një kurorë lulesh tek varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili ka vdekur më 16 mars, shkruan Gazeta Express.
Disa qytetarë që ishin mbledhur aty, i kanë shprehur ngushëllime Thaçit nga larg, me fjalët “ngushëllime president, mbahu i fortë”.
Ish-presdienti ka përshëndetur ata me dorë, para se të hipte në makinë.