Rastet e ngacmimeve seksuale janë shpeshtuar kohëve të fundit në vendin tonë ku viktimat janë në shumë raste femrat, megjithatë edhe më shqetësuese janë kur viktimat janë vajzat e mitura, raporton Gazeta Sinjali.
E një rast i fundit i ngacmimit seksual ka ndodhur në Gjakovë, ku i dyshuar është një 21-vjeçar e viktimë një vajzë 11-vjeçare.
Sinjali mëson se rasti është zbuluar pasi e mitura është larguar nga shtëpia dhe nëna e saj ka kërkuar ndihmën e Policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
E ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit.