Kandidatit për deputetet nga radhët e PDK-së, po i vjen mbështetja nga të gjitha anët. Pas konfirmimit të përkrahjes nga e tërë Drenica, edhe Mitrovica e Bedri Hamzës është rreshtuar me Hajdarin. Përmes, nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahirit, ky qytet konfirmoi përkushtimin për ta ndihmuar Hajdarin në garën për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kandidati me numër 51 ka pritur sot në qytetin e tij të lindjes, numrin dy të Mitrovicës për, siç është thënë, bashkimin e energjive për fitoren e madhe të PDK-së..

“Nënkryetari i Mitrovicës dhe shefi i shtabit zgjedhor në Mitrovicë, Arian Tahiri, bashkë me z. Ismet Sahitin më nderuan me vizitën e tyre në Drenas. Diskutuam për bashkimin e energjive për fitoren e madhe të PDK-së dhe transformimin e Kosovës. Ishte jo vetëm kënaqësi, por edhe konfirmim i energjisë fantastike që e ka marrë e gjithë anëtarësia e PDK-së për festë me 9 shkurt. Njerëzit si Ariani janë garancë e suksesit tonë të përbashkët dhe i bëjnë nder vendit me angazhimin e tyre. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hajdari në Facebook.