Gjimnazi i shkencave natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë, ka bërë tri postime në faqen e tij në Facebook, me nxënësit më të dalluar të klasave të dhjeta, njëmbëdhjeta dhe dymbëdhjeta. Ajo çka bie në sy është dominimi i vajzave si nxënëse të ekselencës. Përshembull, nga paralelet e klasëve 12-të, nga 19 nxënës të dalluar, 18 janë vajza.
Gjithashtu edhe nga klasët e 10-ta në këtë Gjimnaz, nga 11 nxënës të dalluar – 10 janë vajza.
“Ekselentët e Klasave të X – 2024/25. Me përkushtim, punë të palodhur dhe pasion për dijen, nxënësit tanë vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të na bëjnë krenarë!”, thuhet krahas postimit.