Kandidati i PDK-së për deputet, Isak Neziri ka takuar sot Shukrije Ahmetin, nënën e djalit të vogël, Leotrimit i cili kishte ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë luftës.
Neziri ka bërë të ditur se ka filluar një inciativë të re në fushën e arsimit, duke i ndarë pesë bursa për nxënës në nevojë në komunën e Skenderajit.
Në shenjë përkujtimi për Leutrimin, Neziri ka ftuar edhe të tjerët t’i bashkohen inciativës.
Postimi i plotë:
Historia e Leotrimit të vogël na ka tronditur të gjithëve. Përjetimi i tij në statujë në qytetin e Skenderajit është kthyer në një thirrje të përhershme për ne – ta duam dhe të punojmë fort për Kosovën.
Duke e ndjerë shpirtërisht, sot me nënë Shukrije Ahmetin e nisëm një inciativë simbolike për ta mbajtur gjallë kujtimin e Leotrimit që nuk e përfundoi kurrë shkollën. Nisëm iniciativën për ndarjen e 5 bursave për fëmijët në nevojë nga Komuna e Skenderajit. Shfrytëzoj rastin t’i ftojë edhe afaristët e tjerë, njerëzit vullnetmirë ti bashkohen kësaj inciative për ta mbajtur të gjallë kujtimin e tij. E falendërojë nënën dhe familjen Ahmeti që besoi te kjo inicativë 🙏