Isak Neziri, kandidat për deputet nga PDK ka marrë pjesë në një tubim në fshatin Korreticë e Drenasit, me banorë të këtij fshati.

Neiziri ka shkruar pas takimit se PDK është e gatshme t’ia sjell Kosovës ndryshimin që e meriton.

“Mbrëmë me banorët e Korreticës, dëshmuam se bashkimi ynë është forca më e madhe. Tubimi ishte dëshmi e qartë e mbështetjes së madhe që PDK gëzon kudo në Kosovë. Me energjinë dhe mbështetjen e qytetarëve, jemi të gatshëm të sjellim ndryshimin që vendi ynë meriton – një e ardhme ma e mirë për Kosovën!”, ka shkruar Neziri.