Komuna e Skenderajt ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.
Ceremonitë e lamtumirës do të zhvillohen nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Fadil Nura, dhe do të përfshijnë homazhe, mbledhje komemorative dhe varrimin
Ceremonia e varrimit do të mbahet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z.Fadil Nura.
Këto janë aktivitetet që do të organizohen nga Komuna e Skenderajt:
Homazh pranë arkivolit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 09:00 – 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Mbledhja komemorative:
Data: 18 mars 2025
Ora: 12:00
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Varrimi i të ndjerit:
Data: 18 mars 2025
Ora: 15:00
Vendi: Varrezat e reja të fshatit Burojë, Skenderaj.
E Pamja e familjes Thaçi:
Data: 19 – 20 mars 2025
Vendi: Palestra “Ilaz Kodra”, Skenderaj.
Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e të ndjerit Haxhi Thaçi.