Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur një ditë më parë në Jabllanicë të Gjakovës, ku ndërruan jetë tre të rinj.
Një objekt i pabanuar është shembur në Jabllanicë duke zënë tre fëmijë që ndodheshin në të.
Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama dhe Ramë Mehmetaj 15 vjeç do të varrosen nesër në ora 14:00 në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Për vdekjen e tyre tragjike, kanë reaguar krerët më të lartë të shtetit dhe partive politike. Koalicioni për Familjen dhe degët e PDK-së dhe AAK-së në Gjakovë kanë njoftuar se do t’i pezullojnë aktivitetet e tyre politike të parapara për ditën e sotme.