Një nënë nga Mitrovica ka denoncuar dhunën dhe kërcënimet e vazhdueshme që po përjeton djali i saj 11-vjeçar në shkollën “Abdullah Shabani”.

Sipas Valbona Krasniqit, nënës vetëushqyese dhe kujdestares së vetme të djalit, fëmija i saj është rrahur, shantazhuar dhe kërcënuar me armë të ftohta nga disa bashkëmoshatarë në shkollë.

“Djali im nuk ka shkuar sot në shkollë nga të vjellurat, temperatura dhe traumat që i kanë shkaktuar këta nxënës. Si ka mundësi që një shkollë të mos vendosë masa disiplinore për 11-vjeçarët që ushtrojnë dhunë?” – pyet e shqetësuar nëna.

Sipas saj, fëmijët agresorë e kishin detyruar të birin të mbante cigare elektronike në çantë, dhe kur ai kishte refuzuar, ishte sulmuar nga mbi 10 bashkëmoshatarë të tij, duke u shtypur deri në vjellje.

Postimi i plotë: