Albin Kurti ka nisur sot ditën sot herët në komunën e Drenasit. Ai bashkë me disa ministra e kandidatë për deputetë nga radhët e LVV-së që vijnë nga Drenasi, janë mirëpritur nga i pari i kësaj komune.
Lladrovci që zyrtarisht është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës është parë shumë miqësorë me udhëheqësinë e Lëvizjes LVV derisa po merrnin pjesë në vënien e gurthemelit të QKMF-së në Drenas.
Në këtë ngjarje që nuk u pa askush nga PDK-ja, qytetarët e mbledhur, kanë thirrur emrin e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Por duket se ky veprim e ka nervozuar Lladrovcin i cili ka reaguar. “Sot e kemi mysafir Kurtin”, u ka thënë ai përkrahësve të Thaçit.