Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka paralajmëruar sërish përkeqësim të motit në Prishtinës rreth orës 17:00.
Prandaj ai i ka bërë një apel tek bizneset që t’i lirojnë më herët punëtorët e tyre.
“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, tha Rama.