Më 30 gusht, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se është bërë mbyllja e pesë institucioneve paralele ilegale në veri.

Ai kishte njoftuar se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.

Pikërisht në këto objekte, sot në praninë e forcave të Policisë janë vendosur pllakatet e dikastereve të qeverisë së Albin Kurtit.

Pllakat janë vendosur për t’i funksionalizuar në veri institucionet që shërbejnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrinë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrinë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Mediumi lokal, Kosovo Online, që ka publikuar pamje, ka shkruar se zyrtarët policorë “janë vizituar edhe nga karabinierët italianë”.

SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe KFOR-i kundërshtuan veprimin duke thënë se Qeveria s’u koordinua me ta pavarësisht “zotimeve” dhe se kjo mund të sjell rrezik për sigurinë.