Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka marrë pjesë në Ditën e Veteranit të ftuar nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këtë ngjarje Haradinaj, ka takuar shumë veteranë të luftës së UCK-së, për të reflektuar sic tha ai, rrugëtimin e përbashkët për liri.
Disa momente, Brahimaj i ka kaluar edhe me liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin, që e quajti vëlla.
“Sot, në pritjen e organizuar nga kryetari Ramush Haradinaj, pata rastin të takoj shumë bashkëluftëtarë të UÇK-së, ndër ta edhe vëllain tonë Ali Ahmeti. Çdo takim i tillë na kthen në kohën e lavdishme të luftës çlirimtare”, ka shkruar Brahimaj.