Një person është ndaluar për 48 orë pasi i njëjtë është dyshohet për kanosje.

Sipas policisë rasti kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt.

“Në orët e mesditës të datës 27 shkurt 2025, në Stacionin Policor Skenderaj në është raportuar një rast me elemente të veprës penale ,,Kanosje”. Rasti kishte ndodhur si pasojë e një kontesti pronësor në zonën e Skenderajt. Policia ka intervistuar ankuesin e gjithashtu edhe të dyshuarin dhe pasi janë ndërmarrë edhe veprime tjera hetimore është njoftuar prokurori cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit V.H. 64 vjeçar, shtetas i Kosovës të iniciohet rasti për veprën penale ,,Kanosje” ku dhe i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh“, thuhet në njoftimin e policisë.