Ish-gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres Donika Gërvalla, e cila e quajti Ramush Haradinajn “hero të vetshpallur”.
“Ajo së pari e ka turpëruar babanë e vet, është turpi i familjes së saj. Donika është një ‘surrogate e surrogates. Ose ka një mision, ose është e çmendur”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se familja Haradinaj ka qenë një mbështetje e madhe për të dhe për shumë të tjerë, ndërsa deklaratat e ministres i cilësoi si një turp për shtetin.
“Ajo duhet ta dijë, që familja e Haradinajt ka qenë edhe prind i saj, dhe kjo është një pikë e zezë, një dele e zezë për të gjithë ata që ajo përfaqëson, dhe aq më tepër për shtetin tonë, shtoi Haradinaj, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Për deklaratat e plota, ndiqeni videon në vijim: