Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth arritjeve të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Musliu-Shoshi, është shprehur se se të gjithë liderët e LVV-së përfshirë edhe kryeministrin Kurti, janë munduar ta njollosin figurën e Hashim Thaçit.
“Nuk ka më turp se sa prej zyrtarëve më të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, që është Albin Kurti deri te militant më i vogël i kësaj Lëvizje që provon me e njollosë figurën e Hashim Thaçit. Hashim Thaçin e ka lartësu historia e cila nuk do të rishkruhet ndonjëher dhe nuk do të përsëritet. Hashim Thaçi më lejoni të ju rikujtoj është çlirimtar, është ndërtues i Institucioneve Demokratike. Ai e ka shpallur pavarësinë e këtij shteti. Hashim Thaçi është ai që ka siguru njohje të Kosovës së lirë dhe sovrane. Hashim Thaçi është ai që e ka kriju ushtrinë dhe e ka shtri në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Ndërsa tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se tani Republika e Kosovës është e gatshme vetëm se i’u mungonë guximi për të marë vendime.
“Pra, e keni gjetë të gatshme këtë Republikë dhe sot krejt qa ju mungonë është vetëm guximi për vendime të guximshme dhe ju mungon atdhedashuria për këtë vend për të cilin nuk e keni pas e as nuk do ta keni asnjëherë”, tha Musliu-Shoshi.