Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të qeverisë se punëtorëve të sektorit publik do t’iu rriten pagat për nga 110 euro vitin tjetër.

Musliu tha se prej që PDK-ja e ka kandiduar për kryeministër Bedri Hamzën, qeveria “u mbyt duke i ‘ngritë’ pakat”.

“Prej që Partia Demokratike e ka kandiduar për kryeministër Bedri Hamzën, u mbytë duke i ‘ngritë’ pagat qeveria. Ama qytetarët tash po numërojnë Nëntor, Dhjetor, Janar Bedri Hamza”, shkroi Musliu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se Hamzës “kanë filluar me ja pa hairin qytetarët ende pa e marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit”.