Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës së jashtëzakonshme ka kujtuar parullën e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës, kur deklaronte “do ta bëjmë Dubravën 12 kat”.

Në fjalën e saj, Musliu fillimisht është shprehur:

“A ju kujtohet parullat e Albin Kurtit në fushatën e kaluar? Hajnat në burg, do ta bëjmë Dubravën 12 kat, përsëriste si një papagall i lazdruar në këtë fushatë”.

Tutje, deputetja ka thënë se skenari i fushatës është kthyer në një realitet të hidhur për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Albini s’e kishte për synim të arrestojë hajnat e vet, por kërcënonte oponentët politikë. Ky ishte skenari i rrenave të Albinit, por ja që skenari i fushatës po kthehet në realitet. Në një realitet të hidhur për aktivistët e vet që zaptuan pozitat e larta në ndërmarrje shtetërore dhe jo vetëm.” – ka thënë tutje ajo.