Deputeti i VV-së, Salih Zyba, ka reaguar pas raportimit se motra e tij u punësua në Shërbimin Sprovues, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Kryetari i të rinjve të LDK-së njëherit kandidat për deputet Paris Guri sot ka publikuar një video ku thotë se deputeti i VV’së, Sali Zyba, e ka punësuar motrën e tij, Zana Bashën, në Ministrinë e Drejtësisë.
Zanë Basha me 55 pikë në testin me shkrim dhe 25.8 në atë të intervistës, mori pozitën e “Asistentes Administrative” në këtë institucion.
Zyba në një përgjigje për T7 ka thënë se nuk punëson njerëz dhe se aktualisht po merret me obligimet zgjedhore.
“Mos u tall me mu, s’punësoj unë njerëz edhe akuzën nëse është qoma. Jo, jam tu u marr me shtab edhe me obligime zgjedhore”, tha Zyba.