Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, në kohën kur Molliqaj dhe Dehari ishin në të njëjtin parti, Lëvizjen Vetëvendosje.

Molliqaj thtoë se VV nuk e do sot zbardhjen e këtij rasti, sepse në këtë mënyrë nuk mund ta përdor më.

Ai thotë se emri i Astrit Dehari do të mbetet epitafi i shkallës në të cilën mbërrin dehumanizimi.

“Sot është përvjetori i vdekjes së Astrit Deharit, shokut tonë të mirë e bashkaktivistit të përkushtuar. Astriti ishte veprimtar i mirë e njeri me virtyte. Ai ka ndërruar jetë në burg. Është e tepërt të thuhet se kjo ngjarje duhet zbardhur me çdo kusht. Por, tragjedia takon absurdin kur e din se mundesitë e fundit për zbardhjen e rastit i asgjësoi vetë pushteti i Kurtit. Zbardhjen e rastit nuk e do vetë VV, rasti i zbardhur është rast i pa përdorshëm”.

“Emri Astrit Dehari do të mbetet epitafi i shkallës në të cilën mbërrin dehumanizimi kur lufta për pushtet instrumentalizon gjithçka. Jemi shumë krenarë që ne kurrë nuk e kaluam atë limit. As brenda VV-se, as jashtë saj. Kurrë nuk e shpallëm të vrarë, as të vetëvrarë.  Rasti Dehari tregon çfarë lloj raporti ka ky lloj regjimi me të vërtetën. Saktësia, objektiviteti e shkenca kanë vlerë vetëm kur janë të përdorshme”,ka shkruar Molliqaj në Facebook, të martën.