Tre tenderë të ndryshëm i ka dhënë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për blerjen e një TV dhe disa llaptopëve. Për këto blerje janë shpenzuar afro 7 mijë euro. 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka blerë një TV dhe disa llaptopë.

Për këtë furnizim janë shpallur tre tenderë të ndryshëm, dy për llaptopët dhe një për TV.

Tenderi i parë që kap vlerën e 2 mijë e 184 euro është dhënë për “Lap Top model III”, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me pajisje të teknologjisë informative – pjesa III. Vlera e përgjithshme e kontratës 2,184.75 euro. Brand Name Lap Top model III sipas kontratës së AQP-së dhe dosjes së tenderit (diametri i monitorëve të jetë 13.3 inch deri 14 inch). Data e nënshkrimit të kontratës: 23.05.2024. Emri zyrtar i kompanisë fituese “INFINITT”.

Kurse, tenderi i dytë më radhë i kësaj ministrie është dhënë për blerjen e një TV-je, vlera e të cilit është 600 euro.

“Furnizimi me një TV për nevojat e MINT. Data e nënshkrimit të kontratës: 28.06.2024. Numri i tenderëve të përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: TIPTON SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 599.00 euro”.

Dhe tenderi i tretë është dhënë për blerjen e disa llaptopëve. Ky tender kap vlerën e mbi 4 mijë eurove.

“Brand Name Lap Top model III. Furnizim me pajisje të teknologjise informative. Data e nënshkrimit të kontratës: 30.05.2024. Emri zyrtar: ARITECH. Vlera e përgjithshme e kontratës, 4,039.00 euro”.