Faton Peci, Ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të.
Kësaj radhe Peci, ka vendosur që ta shpërblej këshilltarin e jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.
Përmes dokumenteve të publikuara nga Periskopi, del që kompania “Iron Consulting”, me pronar këshilltarin e jashtëm të Pecit, Naim Huruglica, ka fituar grant nga AZHB për projektin 100 mijë eurosh.
Ndërsa gjatë ditës së djeshme, u ‘zbulua’ edhe granti 100 mijë eurosh që kishte marrë vëllai i deputetes së VV’së, Fitore Pacollit.
Edhe një grant tjetër që ka dhënë kjo Ministri, ka nxitur reagime. Periskopi ka raportuar para disa javësh se Ministri Faton Peci i ka dhënë grant rreth 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, në projektin mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Komunën e Dragashit.
Kompania e Huruglicës “Iron Consulting”, vitin e kaluar kishte përfituar 10 mijë euro kompensim për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore