Ministrinë e Bujqësisë të udhëhequr nga Faton Peci e ka mbuluar një njollë e zezë pas zbulimit të skandaleve me grante. Përveç tyre, Periskopi vazhdimisht ka raportuar edhe rreth punësimeve në këtë Ministri.
Më 13 nëntor, Periskopi pati raportuar se si Faton Peci kishte angazhuar 26 konsulentë në Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB), e që buxhetit të shtetit do t’i kushtonte hic më pak se afro gjysmë milionë euro.
Tani, Periskopi përmes qasjes në dokumente publike, ka mësuar se shtatë nga këta 26 konsulentë, Peci ka vendosur që t’i rekrutoj si shërbyes civil në AZHB, për pozita të ndryshme si;
Zyrtar i lartë i pagesave direkte; Zyrtar për Arkivë në Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, Inspektor i Tokës Bujqësore në Drejtorinë e Kontrollit, Zyrtar i autorizimit të pagesave në Departamentin e Autorizimit të Pagesave.
Kjo praktikë e ministrit Peci, po vazhdon të ndjeket në mandatin e tij ku së pari angazhohen konsulentë përmes procedurave të prokurimit, për të kaluar si shërbyes civil në Ministrinë që udhëheq ai.
Ndryshe, ajo që shihet është se AZHB sipas rregullores nuk ka të paraparë Departament e as Divizion të Inspektoratit, kurse ka inspektor të cilët i përgjigjen Departamentit për kontrollin në teren dhe se të njëjtit pagën e marrin si Inspektor, kurse përshkrimin e vendit të punës e kanë Kontrollor dhe nuk kanë të drejtë ta ushtrojnë detyrën e inspektorit.
Dokumente: