Agjencia për Zhvillimin Rural e cila është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që udhëhiqet nga Faton Peci, në ndryshimin e Programit për Zhvillimin Rural për vitin 2023, përmes një kriteri që kishte hequr nga viti 2022, i ka mundësuar që personat e njëjtë të përfitojnë dy vite radhazi për masat e njëjta. 

Periskopi më parë kishte raportuar për grantin 100 mijë eurosh të Naim Huruglicës, këshilltarit të jashtëm të Pecit, e ku doli që po i njëjti ishte pjesë e grupit punues të hartimit të Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023.

Naim Huruglica ne krye te Grupit Punues

Naim Huruglica ne krye te Grupit Punues

Në një analizë të bërë nga Periskopi, del që vetëm për një masë (1. Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore, 1.7 – Prodhimi i qumështit/lopë) kanë përfituar 13 persona për dy vite radhazi grante rreth 100 mijë euroshe.

Më poshtë gjeni të dhënat e nxjerrura nga AZHB për vitin 2022-2023 (të nënvizuar* emrat e përfituesve të granteve për dy vjet radhazi). 

LISTA E PËRFITUESVE TË GRANTEVE 2023 (të nënvizuar* emrat e përfituesve të granteve për dy vjet radhazi)

Programi i Zhvillimit Rural për vitin 2022 tek kriteret për prodhimin shtazor, pika 6. Aplikuesi apo ekonomia familjare nuk ka përfituar grant nga MBPZHR në tri vitet e fundit. 

Ky kriter është larguar në Programin e vitit 2023 dhe në këtë mënyrë është mundësuar që aplikuesit e njëjtë të para një viti mund të përfitojnë edhe vitin tjetër, pa i përfshirë pikët.

Më poshtë gjeni Programin e vitit 2023, ku pika 6 e Programit të vitit 2022 nuk ekziston.

Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri nga kriteret e Programit që është hequr nga programi i kaluar, por ka edhe tjerë që do publikojmë në ditët në vijim.