Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka të punësuar një person si shofer, por që ky nuk shkon asnjëherë në punë. Madje, nënshkrimet për të i bën dikush tjetër – kjo pasi këto nënshkrime janë të ndryshme. Por, kjo nuk është e gjitha. Ministri Peci gjatë mandatit të tij i ka shpërblyer me grante qindra mijëra euroshe edhe shokët e të ashtuquajturit “shoferi i Pecit”.
Enis Rrustemi, Periskopi
Pas një hulumtimi të bërë nga Periskopi dhe dokumenteve të siguruara, gjen se ministrin Peci nuk e shoqëron me veturë Besnik Syla, që sipas kontratës do duhej të ishte shoferi i tij. Madje ky i fundit, siç mëson Periskopi nuk ka shkuar në punë kurrë.
Nënshkrimet më poshtë e pasqyrojnë atë që u cek më lartë, se për z. Syla nënshkruan dikush tjetër, e jo ai.
Por, në krah të Besnik Sylës përfitojnë edhe dostat e tij. Xhem Beqiraj, është njëri ndër ta.
Ai është përfitues i një granti 100 mijë eurosh për ndërtimin e depos për ruajtjen e perimeve pas vjeljes dhe blerja e mekanizmit të nevosjshëm për kultivimin e perimeve.
Miku tjetër i Sylës, është edhe Hajrullah Osmani. Për këtë të fundit është raportuar edhe më parë ne media.
Ai fillimisht ishte refuzuar pasi nuk i kishte plotësuar kushtet, por i njëjti më pas del i pari në listën e projekteve të përfituesve të granteve.
Me biznesin e tij Agro Kaniti SH.P.K që nëse shikojmë në ARBK, pronar është Hajrullah Osmani, ai ka përfituar grant në projektin 97 mijë e 600 euro.
Sabit Zhegrova, është personi tjetër – mik i Besnik Sylës – që Ministria e Pecit (AZHB) e ka shpërblyer me grant 100 mijë eurosh.