Policia e Kosovës është duke qëndruar prej disa orësh në objektin e Ministrisë së Bujqësisë.
Njësia kundër Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës prej disa orësh po zhvillon një aksion në këtë ministri, e që lidhet me disa shkelje ligjore që janë bërë aty.
Tashmë zyrtarët policorë raportohet të kenë shoqëruar në polici njërin prej zyrtarëve të ministrisë, e që është Bedri Dobra.
Siç raportohet Dobra veçse është shoqëruar në stacion policor ndërsa i njëjti nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci ishte shpallur edhe “Punëtori i vitit në ministri”.
Dobra punën në Ministri të Bujqësisë e bën në kuadër të Departamenti për Politika Bujqësore dhe Tregje.
Kurse sot ministri Peci u shfaq me një fotografi nga një fshat i Gjakovës- i buzëqeshur e me pak fjalë, duke mos u marr fare me hetimet që po kryhen pikërisht tek ministria që udhëhiqet nga ai./Lajmi.net/


