Mimoza Kusari, që ishte shefe e deputetëve të Vetëvendosjes në mandatin që shkoi, thotë se është herët të komentohen bashkëpunimet e mundshme për qeverisjen e ardhshme.
E pyetur nga televizioni 7, për deklaratat e mbrëmshme të Fatmir Limajt, i cili u vetëofrua për bashkëpunim – përfshirë edhe me partinë Vetëvendosje, Kusari u shpreh:
“Besoj se në raport me koalicionet, VV gjegjësisht grupi ynë, ka qenë i qartë për qeverisje të vetme.
E dyta, ende pa u certifiku rezultati, pa u konfirmu mandatet është shumë herët të flitet për bashkëpunime të ardhshme.
Nuk kisha komentu specifikisht deklaratat e Limajt, kemi të bëjmë me proces që është ende duke vazhduar”, tha ajo.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limja, mbrëmë është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për t`i formuar institucionet e reja.
Ai ka bërë me dije se nuk ka vija të kuqe për askënd dhe është i gatshëm të ulet në tavolinë.
“Kusht t’më fton në tavolinë, unë shkoj ulna – për tema nacionale. Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem“, është shprehur Limaj.
Ai ka treguar se me me AAK-në janë parti të ndara.
“Duhet ta kuptojmë se ne jemi dy parti politike. Nuk e kemi të domosdoshme të votojmë njëjtë për çështje të ndryshme”.
I pyetur nëse është kontaktuar deri më tani nga dikush për ndonjë koalicion të mundshëm, Limaj është përgjigjur.
“Ne jemi të vegjël, kanë punë njëherë të mëdhenjtë për koalicione”, ka deklaruar i pari i AAK-së.