Gazetari dhe analisti kosovar, Milaim Zeka, në një intervistë për FRONTAL ka rrëfyer për një përplasje që ka pasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, gjatë incizimeve me rastin e festës së Vitit të Ri në një televizion kosovar, raporton Gazeta Express.
Sipas Zekës, Faton Peci në ato incizime kishte treguar një barsoletë për kohën e luftës, për një nënë që kishte qenë duke përgatitur fasule në oborr, meqë shtëpinë ia kishin djegur.
“Tha ishin pas ardhë tre ushtarë prej lufte, e e gjejnë nënën e vet tu zi pasul, në oborr të shpisë, e shpia e djegne. Faton Peci po tregon. E thonë ata që bre nanë erdh liria, ta sollëm lirinë. Ajo u tha, uluni me nanën hani pasul, se për juve s’ish ardhë kurrë liria”, ka treguar Zeka për barsoletën që sipas tij kishte nisur të tregojë Faton Peci në këtë emision festiv të vitit të ri.
Zeka thotë se kur ia kishin dhënë mikrofonin për të kënduar, kishte shfrytëzuar momentin dhe i ishte kundërpërgjigjur Faton Pecit, me një histori të gruas së Isa Boletinit, që kishin shkuar për ta kërkuar për martesë, pas vrasjes së Isa Boletinit.
Siç tregon Zeka, ajo ishe futur në odën ku gjendeshin burrat që kishin shkuar ta kërkojnë për nuse, e kishte pyetur se “kush po do me më bo mue nuse” .
Zeka thotë se pasi ata i kishin treguar se cili nga burrat po e kërkon, ajo kishte thënë se “unë jam mësuar të lajë gj#ak në xhemadanin e tirqit e Isa Boletinit, unë s’lajë m#t”.