Kandidati i PDK-së për deputet Isak Neziri, i cili në listën zgjedhore bart numrin 99 ka njoftuar se pasi mori iniciativën për ndarjen e bursave me emrin e Leutrim Ahmetit, është rritur edhe interesimi i afaristëve të tjerë për të iu bashkuar iniciativës së tij.
“I lumtur që nisma ime me Nanën e Leotrimit të ndjerë po gjen përkrahje. Sot vullnetarisht i është bashkuar iniciativës për themelimin e Fondit për Ndarjen e Bursave “Leotrim Ahmeti” miku im afarist nga Gjermania dhe veterani i luftës, Mentor Mazreku”, shkroi mes tjerash Neziri.
Postimi i plotë:
I lumtur që nisma ime me Nanën e Leotrimit të ndjerë po gjen përkrahje. Sot vullnetarisht i është bashkuar iniciativës për themelimin e Fondit për Ndarjen e Bursave “Leotrim Ahmeti” miku im afarist nga Gjermania dhe veterani i luftës, Mentor Mazreku. Faleminderit shumë Mentor për këtë shembull. Ftojmë bashkë edhe të tjerë afaristë e njerëz të vullnetit të mirë t’i bashkohen iniciativës për ndihmë për nxënësit në nevojë.