Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mëngjesit në fabrikën e mishit “APETIT”.
Në pamjet e publikuara nga “JEPI ZË”, duket tymi i zi që ka mbuluar zonën.
Për këtë rast ende nuk ka një deklaratë nga Policia rreth shkaqeve apo dëmeve të shkaktuara.
“Jepi Zë” ka arritur të sigurojë pamje nga dalja e tymit, si dhe nga intervenimi i një numri të madh zjarrfikësish që po tentonin ta shuanin zjarrin.
Ndryshe, kjo fabrikë ka qenë disa herë temë diskutimi për veprime të dyshuara në lidhje me mishin.