Një bashkatdhetar që jeton jashtë Kosovës është nisur drejt urës së Ibrit me makinën e tij.

Por rruga e tij nuk ishte edhe shumë e gjatë. Policia e Kosovës dhe pjesëtar të forcave paqeruajtëse e kanë ndaluar makinën e tij duke mos e lejuar të qarkullojë matanë urës.

Veprimi i tij u bë sot kur pritet raporti i fizibilitetit të urës.

Po bëhen gati një javë prej kur nisën testimet në Urën e Ibrit.